Rezervuari i mrekullueshem Prej C.H.Spurgeon


Rezervuari i mrekullueshem
{#Prej C.H.Spurgeon
Marre nga Shpata dhe Mistria[10]e dhjetorit te vitit 1872}

Mes mrekullive me te medha qe udhetari do te shikoje afer Napolit eshte Piscina Mirabilis,nje rezervuar i gjere i nendheshem,qe i sillej uji prej nje largesie prej pesedhjete miljesh prej nje ujesjellsi.Duke zbritur tek ai nepermjet nje pale te gjate shkalle prej dyzet shkallaresh,duket se eshte i pershtatshem per nje tempull ose nje pallat,hapesira e tij eshte kaq e gjere dhe arkitektura e tij kaq madheshtore;i ka masat 220 kembe me 83,dhe çatia e tij me qemer prej ndertimi masiv guri mbahet prej dyzet e tete shtyllash gjigande,e gjithe struktura duke qene po aq e forte saç ishte kur u vu e gjitha bashke.E ngjeth vizitorin deri ne palce dhe e gezon te shpetoje per ne ajrin e ndriçuar jashte.Nje here perdorej me dobi dhe permbante ujera freskuese,por tani eshte po aq e erret sa eshte e mahnitshme.E tille eshte doktrina Kalviniste:nese jeta eshte brenda saj,eshte nje burim ujerash te gjalle,nje depo vigane ushqimi jetesor,nje mbledhje ujerash te shenjta prej krye burimit te se vertetes;por nese gjalleria e perbrendshme largohet eshte e erret dhe e kobshme,e neveritshme per shume veta dhe ngjethese per te gjithe ato qe hyjne aty.Kemi njohur njerez qe kane banuar ne kubéte e saj boshe derisa jane bere te mjere si fantazma duke bredhur mes varreve dhe te eger si ujq malesh.Per to,qellimet e Zotit ishin vetem strofka te erreta prej pergjegjesive te jetes,ose burgje per shpresat e sivellezerve te tyre.Derdh brenda ujerat jetembajtese dhe me pas do te shikoni lavdine e atij sistemi te mrekullueshem,qe perfshin me shume prej zbuleses hyjnore se çdo gje tjeter qe mendja njerezore ka zbuluar ndonjehere ne faqen e frymezuar.Kalvinizmi,ose me mire akoma,doktrina e Palit,eshte nje permbledhje e ujerave te gjalla te ungjillit dhe kaq te bollshme jane ushqimet qe mban si thesar sa ato jane gezimi dhe hareja e perditshme e dhjete mije te shenjtesh.Ne e çmojme rezervuarin,jo per punimin e tij por per permbajtjet e tij;dhe keshtu ne e vleresojme Kalvinizmin;jo dhe aq per logjiken e tij homogjene,madheshtine e tij te mahnitshme,perftimet e tij sublime dhe rrezen e tij te gjere,sa per ungjillin e shpetimit tone te cilin prej thellesise se tij ka derdhur jashte per furnizimin e nevojave njerezore.Besimshpallesit e tij le te tregojne kujdes qe te mos behet per to doktrine e thate,boshe,e zbrazet dhe djerre;por le ta marrin ate ne plotesine e tij shpirterore dhe energjine e tij hyjnore,dhe ato kurre nuk do te skuqen te pranojne ne çdo shoqeri se besimi i tyre eshte i lidhur me te.Kredoja jone nuk eshte pjelle e imagjinates,as krijim i perkohshem;eshte e denje per gjeniun me fisnik,edhe pse e shkoqur mjaftueshem per tu kuptuar prej njeriut me te thjeshte.Eshte si sublime ashtu edhe e thjeshte sepse eshte e verteta.

Lasă un răspuns

Completează mai jos detaliile despre tine sau dă clic pe un icon pentru autentificare:

Logo WordPress.com

Comentezi folosind contul tău WordPress.com. Dezautentificare / Schimbă )

Poză Twitter

Comentezi folosind contul tău Twitter. Dezautentificare / Schimbă )

Fotografie Facebook

Comentezi folosind contul tău Facebook. Dezautentificare / Schimbă )

Fotografie Google+

Comentezi folosind contul tău Google+. Dezautentificare / Schimbă )

Conectare la %s

%d blogeri au apreciat asta: