MBROJTJE E KALVINIZMIT NGA C.H.SPURGEON


« Te verteten e vjeter qe Kalvini predikoi,qe Augustini predikoi,qe Pali predikoi,eshte e verteta qe duhet te predikoj sot,ose perndryshe do i jem i pabese ndergjegjes dhe Zotit tim.Nuk mund t’i jap dot forme te vertetes ;nuk di gje te tille te limoj cepat e ashper te nje dokrine.Ungjilli i Gjon Noksit[1] eshte ungjilli im.C’ka ushtoi permes Skocise duhet te ushtoje permes Anglise perseri. »

C.H.Spurgeon

MBROJTJE E KALVINIZMIT
{#NGA C.H.SPURGEON}

Eshte nje gje e madhe te fillosh jeten e krishtere duke besuar doktrine te mire te qendrueshme.Disa njerez kane marre njezet « ungjij » te ndryshem ne po aq vite ;valle sa do pranojne me shume perpara se te mberrijne ne fundin e udhetimit te tyre,do ishte e veshtire te parashikoje.Falenderoj Zotin qe me mesoi heret ungjillin,dhe jam kenaqur kaq perkryeshem me te sa nuk dua te njoh ndonje tjeter.Ndryshimi i vazhdueshem i kredos eshte nje humbje e sigurte.Nese nje peme do shkulej dy ose tre here ne vit,nuk keni nevoje te keni ndonje vend shume te madh ne te cilen te ruani frutat.Kur njerezit jane duke ndryshuar perhera parimet e tyre dokrinore,nuk mund te japin shume frute per lavdine e Zotit.Eshte mire per besimtaret e rinj te fillojne me nje mberthim te fuqishem te ketyre dokrinave te medha themelore qe Zoti ka mesuar ne Fjalen e Tij.Nese sikur te besoja ate çfare disa predikojne ne lidhje me shpetimin e perkohshem,shpetim i pavlere qe zgjat vetem per nje kohe,me zor se do isha mirenjohes per te ;por kur e di se ato qe Zoti shpeton Ai i shpeton me nje shpetim te perjetshem,kur e di se i jep atyre nje drejtesi te perjetshme,kur e di se Ai i vendos ato mbi nje themel te perjetshem dashurie te perjetshme,dhe se do t’i sjelle ne mbreterine e Tij te perjetshme,oh,atehere mrekullohem me te vertete,dhe jam i habitur se nje bekim i tille si ky te mund te me jete dhene mua!

« Ndalu,shpirti im !adhuro,dhe mrekullohu!
Pyet, « Oh,pse nje dashuri te tille per mua ? »
Hiri me ka vene ne numrin e familjes se Shpetimtarit :
Alelujah !
Faleminderit,falenderime te perjetshme,per Ty ! »

Ma merr mendja se ka disa persona mendjet e te cileve perkulen natyrshem ndaj doktrines se vullnetit te lire.Mund te them vetem se mendja ime perkulet po aq natyrshem drejt doktrinave te hirit sovran.Ndonjehere,kur shikoj disa prej karaktereve me te keqinj ne rruge,ndjehem sikur zemra ime do shpertheje ne lote mirenjohjeje se Zoti nuk me ka lene kurre te veproj ashtu si ato kane vepruar!Kam menduar,nese Zoti do me kishte lene vetem,dhe nuk do me kishte prekur me Hirin e Tij,çfare mekatari i madh do kisha qene!Do kisha vrapuar ne mekat koke e kembe,do isha zhytur ne thellesite me te medha te te liges,dhe as nuk do isha ndalur perpara asnje ceni ose çmendurie nese Zoti nuk do me kishte permbajtur.Ndjej se do kisha qene nje mbret i vertete mekataresh,nese Zoti te me kishte lene vetem.Nuk mund te kuptoj arsyen pse jam shpetuar,perveçse prej faktit se keshtu deshi Zoti.Nuk mund,edhe sikur te kerkoj me zell,te zbuloj ndonje lloj arsye ne vetvete pse duhet qe te jem nje pjesemarres i hirit Hyjnor.Nese nuk jam ne kete çast pa Krishtin,eshte vetem sepse Krishti Jezus deshi te bente vullnetin e Tij ne lidhje me mua,dhe ky vullnet ishte se duhet qe te jem me Te atje ku Ai eshte,dhe duhet qe te ndaj lavdine e Tij.Nuk mund ta ve kuroren asgjekundi perveçse mbi koken e Atij hiri i fuqishem i Te Cilit me shpetoi prej se shkuari poshte ne grope.Duke veshtruar mbrapa ne jeten time te kaluar,mund te shikoj se agu i te gjithe asaj vinte prej Zotit;prej Zotit efektshmerisht.Nuk mora pishtar me te cilin te ndizja diellin,por dielli me ndriçoi.Nuk isha une ai qe fillova jeten shpirterore—jo,perkundrazi,une shqelmova dhe luftova kundra gjerave te Frymes:kur Ai me terhiqte,per nje fare kohe nuk vrapova mbas Tij:kishte nje urrejtje te natyrshme ne shpirtin tim per çdo gje te shenjte dhe te mire.Dashamiresite u shprehen kot per mua—paralajmerimet i mori era—gjemimet u perçmuan;dhe persa i perket peshperimave te dashurise se Tij,ato u hodhen poshte si se qeni kotesi dhe me pak se asgje.Por,jam i sigurte,mund te them tani,duke folur per veten time, “Ai vetem eshte shpetimi im.”Ishte Ai qe ktheu zemren time,dhe me solli poshte ne gjunje perpara Tij.Mund ne çdo veprim te them me Dodrixhin [2]dhe Topladin[3]—

« Hiri mesoi te lutej shpirtin tim
Dhe beri syte e mi te mbusheshin me lot; »

Dhe ne kete çast,mund te shtoj—

« Eshte hiri ai qe me ka ruajtur deri tanime,
dhe nuk do me lere per jete e mot. »

E mbaj mend mire menyren se si mesova dokrinat e hirit ne nje çast te vetem.I lindur,ashtu si ne te gjithe prej natyre,Arminian,akoma besoja gjerat e vjetra qe pata degjuar vazhdimisht prej predikatores dhe nuk e shikoja dot hirin e Zotit.Kur po vija te Krishti,mendova se isha duke e bere te gjithen une,dhe edhe pse kerkoja Zotin me zell,nuk ma priste mendja se Zoti po me kerkonte.Nuk mendoj se i riu i tjetersuar eshte ne fillim i ndergjegjshem per kete.Mund te sjell ne mendje diten dhe oren kur se pari mora keto te verteta ne vete shpirtin tim—kur ato ashtu si thote Gjon Buniani[4],u vulosen ne zemren time si me nje hekur te nxehte,dhe me kujtohet se si e ndjeva qe qeshe rritur papritur prej nje femije ne nje burre—se pata bere perparim ne njohurine e Shkrimit,duke pasur gjetur,nje here e pergjithmone,fillin e te vertetes se Zotit.Nje nate,kur po ulesha ne shtepine e Zotit,nuk po mendoja dhe aq per predikimin e predikuesit,sepse nuk e besoja.Mendimi me goditi,Si valle u bere I Krishtere?Kerkova Zotin.Por si valle te ndodhi te kerkoje Zotin?E verteta vetëtiu ne mendjen time ne nje çast—nuk do ta kisha kerkuar Ate nese nuk do kishte pasur ndonje ndikim te meparshem ne mendjen time per te me bere ta kerkoj Ate.U luta,mendova,por me pas pyeta veten,Si valle me ndodhi te lutem?U shtyva te lutesha duke lexuar Shkrimet.Si me ndodhi valle te lexoj Shkrimet?Me te vertete qe i lexova,por çfare me shtyu te bej keshtu?Me pas,ne nje çast,pashe se Zoti ishte mbrapa gjithe kesaj,dhe se Ai ishte Autori i besimit tim,dhe keshtu e gjithe dokrina e hirit u hap per mua,dhe prej kesaj dokrine nuk jam larguar deri me sot,dhe deshiroj ta bej kete rrefimin tim te vazhdueshem, “Ia ngarkoj te gjithe ndryshimin tim Zotit.”
Nje here isha i pranishem ne nje sherbese ku teksti qelloi te jete, “Ai do te zgjedhe trashegimine tone per ne;” dhe njeriu i mire qe zinte predikatoren ishte me shume se thjesht nje Arminian.Prandaj,kur filloi,ai tha, “Kjo pjese ka te beje teresisht me trashegimine tone tokesore,nuk ka te beje fare me fatin tone te perjetshem,sepse, “tha ai, “ne nuk kemi nevoje qe Krishti te zgjedhe persa i perket çeshtjes se Qiellit ose ferrit.Eshte kaq e qarte dhe e lehte,se çdo njeri qe ka sadopak gjykim te shendoshe do te zgjedhe Qiellin,dhe çdo njeri do dije me mire se sa te zgjedhe ferrin.Nuk kemi nevoje per ndonje intelligjence te eperme,ose per ndonje Qenie te eperme,per te zgjedhur Qiellin ose ferrin per ne.I eshte lene vete vullnetit tone te lire,dhe na eshte dhene mjaftueshem urtesi,aftesi te duhura te mjaftueshme per te gjykuar per veten,”dhe prandaj,ashtu si ai nxorri si perfundim llogjik,nuk kishte nevoje qe Jezu Krishti,ose ndonjeri,te bente nje zgjedhje per ne.Ne mund ta zgjedhim trashegimine per veten tone pa ndonje ndihme. “Ah!” mendova, “por,im vella i dashur,mund te jete shume e vertete se ne mund,por mendoj se kemi nevoje per diçka me shume se gjykimi i shendoshe perpara se te zgjedhim ashtu si duhet.”
Se pari,me lejo te te pyes,a nuk duhet qe ne te gjithe te pranojme nje Provani qeverisëse dhe vendimin e dores se Te Perjetshmit,persa i perket menyrave se si erdhem ne kete bote ?Ato njerez qe mendojne se me pas ne i lihemi vullnetit te lire per te zgjedhur kete ose ate per te drejtuar hapat tona,duhet te pranojne se hyrja jone ne kete bote nuk ishte prej vullnetit tone por se Zoti pati zgjedhur atehere per ne.Cilat ishin valle ato rrethana nen pushtetin tone qe na çuan te zgjidhnim prinderit tane ?A kishim te benim ndonje gje me kete ?A nuk qe Vete Zoti qe caktoi prinderit tane,vendin e lindjes dhe shoket ?A nuk do mundte Ai te kishte bere qe te lindja me lekuren e Hotentoteve,i rritur prej nje nene te felliqur qe do me kishte ushqyer ne « kralin »[5] e saj dhe qe do me kishte mesuar te perkulesha poshte perpara zotave pagane,po aq lehte sa me dha nje nene te pershpirtshme,qe do perkulte gjurin e saj ne lutje per mua çdo mengjes dhe mbremje ?Ose,a nuk do kishte mundur Ai,nese do t’i kishte pelqyer,te me kishte dhene per prinder ca te shthurur,prej buzeve te se cileve do mund te kisha degjuar qe ne femijeri te folur te turpshme,te felliqur dhe te frikshme ?A nuk do mundte Ai te me kishte vendosur atje ku mund te kisha pasur nje baba pijanec,qe do me kishte burgosur ne nje biruce te vertete padijeje,dhe do me kishte rritur ne zinxhiret e krimit ?A nuk ishte valle provania e Zotit qe pata nje risk te tille kaq te lumtur,qe te dy prinderit e mi ishin femijet e Tij,dhe qe qe te dy u perpoqen te me rrisin ne friken e Zotit ?
Gjon Njutoni[6] e kishte per zakon te tregonte nje histori te habitshme,dhe qeshte prej saj,te nje gruaje te mire qe thoshte me qellim qe te provonte dokrinen e zgjedhjes, « Ah !zoteri,Zoti patjeter qe duhet te me kete dashur perpara se te lindja,ose perndryshe Ai nuk do kishte pare ndonje gje në mua per te me dashur me pas. »Jam i sigurte se eshte e vertete ne rastin tim ;e besoj doktrinen e zgjedhjes sepse jam më se i sigurte se,nese Zoti nuk do me kishte zgjedhur,nuk do ta kisha zgjedhur kurre Ate ;dhe jam i sigurte se Ai me zgjodhi perpara se te lindja,ose perndryshe Ai nuk do me kishte zgjedhur kurre me pas ;dhe Ai patjeter qe duhet te me kete zgjedhur per arsye te panjohura per mua,sepse nuk mund te gjej kurre ndonje arsye ne vetvete se pse Atij iu desh te hidhte syte te mua me nje dashuri te veçante.Keshtu qe jam i shtrenguar te pranoj ate doktrine te madhe Biblike.Me kujtohet nje vella Arminian duke me thene se pati lexuar Shkrimet gjere e gjate shume here dhe nuk mund te gjente kurre dokrinen e zgjedhjes në to.Shtoi se ishte i sigurte se do ta kishte gjetur sikur te kishte qene atje sepse ai e lexoi Fjalen ne gjunje.I thashe, « Mendoj se e lexon Biblen ne nje qendrim shume te parehatshem dhe nese do ta kishe lexuar i ulur rehat ne karrige,do kishte pasur me mundesi ta kuptoje ate.Lutu,ne çdo menyre,dhe sa me shume aq me mire,por eshte bestytni te mendosh se ka ndonje gje ne qendrimin ne te cilen nje njeri e ve veten per te lexuar :dhe persa i perket leximit sa gjere e gjate te Bibles njezet here pa gjetur asgje ne lidhje me dokrinen e zgjedhjes,eshte per tu bere pyetja e ke gjetur ndonje gje apo jo :patjeter qe ke galopuar pergjate tij me nje shpejtesi te tille sa nuk mund te kishe nje ide te dallueshme te domethenies se Shkrimeve. »Nese do ishte e mrekullueshme te shikoje nje lum te kercente prej tokes me hov plot e perplot,çfare do ishte te veshtroje nje burim te madh prej se cilit te gjithe lumenjte e tokes te gurgullonin lart menjehere,nje milion prej tyre te lindur ne çast ?Cfare vizioni qe do ishte !Kush mund ta perftoje ate dot.Dhe prapeseprape dashuria e Zotit eshte ai burim,prej se cilit te gjithe lumenjte e meshires,qe kane gezuar që ne fillim rracen tone—te gjithe lumenjte e hirit tani dhe te lavdise me pas—ngrihen lart.Shpirti im,qendro ne ate kryeburim te shenjte,dhe adhuro dhe madhero,perhera e perhera,Zotin,po,Atin tone qe na deshi !Ne fillim fare,kur ky univers i madh qendronte ne mendjen e Zotit,si pyje te palindur perbrenda nje lende dushku;shume perpara se jehonat te zgjonin vetmite ;perpara se malet te krijoheshin dhe shume me perpara se shkretetima te vetetinte permes qiellit,Zoti deshi krijesat e Tij te zgjedhura.Perpara se te kishte ndonje qenie te krijuar—kur eteri nuk ishte rrahur prej krahut te nje engjelli,kur vete hapesira nuk kishte nje qenie,kur nuk kishte asgje perveç Zotit vetem—edhe atehere,ne ate vetmi te Hyjnise dhe ne ate qetesi dhe urtesi te thelle,te perbrendshmet e Tij u trazuan me dashuri per te zgjedhurit e Tij.Emrat e tyre ishin te shkruar ne zemren e Tij dhe me pas ato ishin shume te shtrenjte per shpirtin e Tij.Jezusi e deshi popullin e Tij perpara themelimit te botes—madje edhe prej perjetesise!dhe kur Ai me thirri me ane te hirit te Tij,Ai me tha, « Te kam dashur me nje dashuri te perjetshme ;prandaj te kam terhequr me dashamiresi. »Me pas,ne kohen e duhur,Ai me bleu me gjakun e Tij ;Ai e derdhi zemren e Tij per mua nga nje plage e thelle e hapur shume me perpara se ta doja Ate.Po,kur Ai se pari erdhi te mua,a nuk e hodha poshte me perbuzje ?Kur Ai trokiti ne deren time,dhe kerkoi te hyje brenda,a nuk e debova valle dhe a nuk e perçmova hirin e Tij ?Ah,mund ta kujtoj se bera plotesisht ashtu derisa,se fundmi,me ane te fuqise se hirit te Tij te efektshem,Ai tha, « Duhet,do te hyj brenda ; »dhe me pas Ai ktheu zemren time,dhe me beri qe ta dua Ate.Por madje edhe deri tani do t’i kisha rezistuar Atij,sikur te mos kishte qene prej hirit te Tij.Mire pra,perderisa Ai me bleu mua kur isha i vdekur ne mekate,a nuk rrjedh si rrjedhoje e nevojshme dhe llogjike,se Ai duhet te me kete dashur i pari ?A vdiq Shpetimtari im per mua sepse besova ne Te ?Jo ;atehere nuk ekzistoja akoma ;nuk kisha qenie atehere.Prandaj,pra,a mund Shpetimtari qe te kete vdekur sepse pata besim,kur vete une nuk isha lindur akoma ?A mund te kete qene e mundur kjo ?A mund te kete qene kjo origjina e dashurise se Shpetimtarit tim ndaj meje ?Oh !jo ;Shpetimtari im vdiq per mua shume me perpara se te besoja. « Por, » po thote ndonjeri, « Ai e parashikoi se do kishe besim ;dhe prandaj,Ai te deshi. »Po çfare Ai parashikoi ne lidhje me besimin tim ?A parashikoi se vete do ta merrja ate besim dhe se do besoja vete te Ai ?Jo ;Krishti nuk ka mundesi ta kete parashikuar ate ;sepse asnje njeri i Krishtere nuk mund te thote ndonjehere se besimi erdhi vete pa dhurimin dhe pa vepren e Frymes se Shenjte.Kam takuar shume besimtare,dhe kam folur me to ne lidhje me kete çeshtje ;por kurre nuk kam njohur ndonje qe mund te vendoste doren e tij mbi zemer dhe te thoshte, « Besova ne Jezusin pa ndihmen e Frymes se Shenjte. »Jam i lidhur me doktrinen e zvetenimit te zemres njerezore sepse me duket vetja kaq i felliqur ne zemer,dhe kam prova te perditshme se ne mishin tim nuk ka gje asgje te mire.Nese Zoti hyn ne nje beselidhje me nje njeri te rene,njeriu eshte kaq krijese e pavlere sa duhet te jete prej nje akti begenisje te hirshme prej anes se Zotit ;por nese Zoti hyn ne beselidhje me njeriun mekatar,ai eshte atehere kaq krijese shkelese sa duhet te jete,nga ana e Zotit,nje akt hiri sovran,i pasur,falas dhe i paster.Kur Zoti hyri ne beselidhje me mua,jam i sigurte se ishte gjithçka prej hirit,asgje tjeter perveç hirit.Kur kujtoj se çfare strofulle kafshesh dhe shpendesh te papastra qe ishte zemra ime dhe sa i forte ishte vullneti im i pariperteritur,sa kokeforte dhe rebel kundra sovranitetit te rregulles Hyjnore,ndjehem gjithmone i prirur te ze dhomen me te ulet ne shtepine e Atit tim,dhe kur te hyj ne Qiell do jem mes me te vegjelve mes me te vegjelve te te gjithe te shenjteve dhe me kryemekatarin.I ndjeri zoti Denham ka vene,poshte portretit te tij nje tekst shume te admirueshem, « Shpetimi eshte prej Zotit. »Kjo eshte veçse nje epitome e Kalvinizmit ;eshte shuma dhe thelbi i tij.Nese ndonjeri do me pyeste se çfare dua te them me Kalvinist,do pergjigjem, « Ai eshte ai qe thote,Shpetimi eshte prej Zotit. »Nuk mund te gjej ne Shkrim ndonje doktrine tjeter nga kjo.Eshte thelbi i Bibles. « Ai vetem eshte shkembi dhe shpetimi im. »Me thuaj ndonje gje te kundert me kete te vertete dhe do te jete nje herezi ;me thuaj nje herezi dhe do te gjej thelbin e saj ne faktin se eshte larguar prej ketij shkemb-vertetesie te madhe themelore, « Zoti eshte shkembi dhe shpetimi im. »A nuk eshte herezia e Romes shtimi i diçkaje meritave te perkryera te Jezu Krishtit—pjesemarrja e veprave te mishit per te ndihmuar ne shfajesimin tone ?Dhe çfare eshte herezia e Arminianizmit perveçse shtimi i diçkaje vepres se Shpetimtarit ?Cdo herezi,nese e sjelle te guri i proves,do ta zbuloje veten ketu.Kam vete opinionin tim personal se nuk mund te jete e mundur te predikosh Krishtin dhe Ate te kryqezuar,nese nuk predikojme ate çfare ne ditet tona quhet Kalvinizem.Eshte nofke ta quash ate Kalvinizem ;Kalvinizmi eshte ungjilli dhe asgje tjeter.Nuk mund ta besoj se mund te predikojme ungjillin,nese nuk predikojme shfajesimin me ane te besimit,pa vepra ;po ashtu nese nuk predikojme sovranitetin e Zotit ne dhenien e hirit te Tij ;po ashtu nese nuk ekzaltojme dashurine zgjedhese,te pandryshueshme,te perjetshme,te palevizshme,fitimtare te Te Perjetshmit ;po ashtu nuk mendoj se mund te predikojme ungjillin nese nuk e bazojme ate mbi shpetimin e veçante dhe te posaçem te Te zgjedhurve dhe popullit te Tij te zgjedhur qe Krishti kreu mbi kryq ;po ashtu nuk mund te kuptoj nje ungjill qe lë te shenjtet te bien perfundimisht mbasi jane thirrur dhe qe lejon femijet e Zotit te digjen ne zjarret e mallekimit mbasi kane besuar nje here ne Jezus.Nje ungjill te tille e kam neveri.

« Sikur te ndodhte
qe delet e Krishtit te mund te binin perfundimisht,
shpirti im i dobet levarash,sa keq !
do binte nje mije here ne dite. »

Sikur nje prej te shenjteve te shtrenjte te Zotit te kishte vdekur,te gjithe mund te kene vdekur ;nese nje prej njerezve te beselidhjes te kete humbur,te gjithe mund te humbasin ;dhe me pas nuk ka premtim te vertete te ungjillit,por Bibla eshte nje genjeshter dhe nuk ka asgje ne të qe ia vlen te pranohet.Do jem menjehere nje tradhetar kur mund te besoj se nje i shenjte i Zotit mund te bie me te vertete perfundimisht.Nese Zoti me ka dashur nje here,atehere Ai do me dashuroje perhera.Zoti eshte arkitekti ;Ai rregulloi gjithçka ne intelektin e Tij gjigand shume me perpara se ta kryente ;dhe mbasi e ka vendosur,Ai kurre nuk ndryshon, « Kjo do te behet, » thote Ai, dhe dora e hekurt e fatit e shenon dhe ben qe te ndodhi. « Ky eshte qellimi Im, » dhe qendron,as toka as ferri nuk mund ta ndryshoje ate. « Ky eshte dekreti Im,»thote Ai, « shpalleni ate,ju engjej te shenjte;silleni poshte copa copa prej portes se Qiellit,ju djaj,nese mundni ;por nuk mund te ndryshoni dekretin,do te qendroje perhera. »Zoti nuk ndryshon planet e Tij ;e pse do t’i ndryshonte?Ai eshte i Plotfuqishem,dhe prandaj mund te veproje sipas kenaqesise se Tij.E pse do t’i ndryshonte ?Ai eshte I Gjitheditur,dhe prandaj nuk mund te kete planifikuar gabim.E pse do t’i ndryshonte ?Ai eshte Zoti i perjetshem dhe prandaj nuk mund te vdese perpara se plani i Tij te permbushet.E pse Ai duhet te ndryshoje valle ?Ju atome te pavlera te tokes,perpeluge njeditesh,ju insekte zvarranike mbi gjethe dafinen e thate te ekzistences,ju mund te ndryshoni planet e tuaja,por Ai nuk do te ndryshoje kurre,kurre,planet e Tij.A me ka thene se plani i Tij eshte per te me shpetuar ?Nese ashtu,une jam perhera i sigurte.

« Emrin tim prej pellembeve te duarve te Tij
perjetesia nuk do ta fshije ;
i shtypur ne zemren e Tij qendron,
ne shenja hiri te pashlyeshme. »

Nuk e di se si disa njerez qe besojne se nje I Krishtere mund te humbase hirin,ia dalin te jene te lumtur.Duhet te kete diçka shume te lavderueshme në to per te qene te afte ta kalojne diten pa deshperim.Po ta mos ta besoja doktrinen e kembnguljes perfundimtare te te shenjteve,mendoj se do isha prej te gjithe njerezve me i mjeri,sepse do me mungonte çdo themel ngushellimi.Nuk mund do te thoja dot,ne cilendo gjendje shpirterore te isha,se do jem si nje burim uji,qe nuk shteron ;perkundrazi do me duhej te merrja si krahasim nje burim te kohepaskohshem qe mund te ndaloje papritur,ose nje rezervuar,per te cilin nuk do kisha arsye te prisja te jete perhera plot.Besoj se Krishteret me te lumtur dhe Krishteret me te vertete jane ato qe nuk guxojne te dyshojne Zotin dhe qe e marrin fjalen e Tij thjesht ashtu si qendron,dhe e besojne ate dhe nuk bejne pyetje,vetem duke u ndjere te siguruar se nese Zoti e ka thene ate,do te jete ashtu.Jap deshmine time te vullnetshme se nuk kam arsye as edhe hijen e ndonje arsye,per te dyshuar Zotin tim dhe sfidoj Qiellin,token dhe ferrin per te sjelle ndonje prove se Zoti eshte i pavertete.Prej thellesive te ferrit therres djajte dhe prej kesaj toke therras besimtaret e pikelluar dhe te sprovuar dhe i bej thirrje Qiellit dhe marr si deshmitar pervojen e gjate te ushtrise te lare ne gjak dhe nuk ka asnje njeri te vetem ne te tre botet qe mund te deshmoje per nje fakt qe mund te hedhe poshte besnikerine e Zotit,ose qe mund te dobesoje thirrjen e Tij per t’u mirebesuar prej sherbetoreve te Tij.Ka shume gjera qe mund ose nuk mund te ndodhin,por kete e di se do ndodhe—

« Ai do te paraqese shpirtin tim,
te panjolle dhe te plote,
perpara lavdise se fytyres se Tij,
me gezime hyjnisht te medha. »

Te gjitha qellimet e njerezve jane mundur por jo qellimet e Zotit.Premtimet e njeriut mund te thyhen—shume prej tyre behen per tu thyer—por premtimet e Zotit te gjitha do te permbushen.Ai eshte nje premtim beres por Ai kurre nuk ishte nje premtim thyes ;Ai eshte nje Zot premtim mbajtes dhe secili prej njerezve te Tij do ta provoje se eshte keshtu.Ky eshte mirebesimi im mirenjohes vetjak, «Zoti do te kryeje vepren e Tij tek une»–tek une, te pavlerin,mua te humburin dhe te rrenuarin.Ai do jape shpetimin akoma ;dhe –

« Une,midis turmes se lare ne gjak
do te valevis palmen dhe do te vesh kuroren,
dhe do te kelthas fitore.”

Po shkoj te nje vend qe plugu i tokes nuk e ka kthyer kurre,ku eshte me gjelber se kullotat me te mira te tokes dhe me pasur se te korrat e saj me te bollshme qe jane pare ndonjehere.Po shkoj te nje ndertese te nje arkitekture me te mrekullueshme qe ndonje njeri ka ndertuar ndonjehere;nuk ka projektim njerezor;eshte nje “ndertese e Zotit,nje shtepi jo e bere me duar,e perjetshme ne Qiej.”Gjithçka qe do njoh dhe do gezoj ne Qiell do te me jipet prej Zotit dhe do te them,kur ne fund do te shfaqem perpara Atij—

“Hiri do kurorezoje te gjithe punen
pergjate diteve te perjetshme;
E ve ne Qiell gurin e majes
dhe e meriton mire lavderimin. »

E di se ka disa qe e mendojne te nevojshme per sistemin e tyre teologjik te kufizojne meriten e gjakut te Jezusit :nese sistemi im teologjik te kishte nevoje per nje kufizim te tille,do ta hidhja tutje dhe do ta merrte era.Nuk mund,nuk guxoj te lejoj mendimin te gjej nje strehe ne mendjen time,me duket kaq afer me blasfemine.Ne vepren e perfunduar te Krishtit shikoj nje oqean merite ;plumbçja ime nuk prek fund,syte e mi nuk zbulojne dot breg.Duhet te kete efektshmeri te mjaftueshme ne gjakun e Krishtit,nese Zoti e pati dashur keshtu,per te pasur shpetuar jo vetem te gjithe ne kete bote,por te gjithe ne nje mije bote,sikur te kishin shkelur ligjin e Krijuesit te tyre.Prano pafundesine ne kete pune dhe nuk mund te behet fjale per kufizim.Duke pasur nje Person Hyjnor per nje flijim,nuk eshte e llogjikshme te perftosh vlere te kufizuar ;kufiri dhe masa jane fjale qe nuk i zbatohen flijimit Hyjnor.Synimi i qellimeve Hyjnore fikson zbatimin e flijimit te pafund por nuk e ndryshon ate ne nje veper te kufizuar.Mendoni per numrin e madh te atyre te cileve Zoti i ka dhene tashme hirin e Tij.Mendoni per ushtrine e panumert ne Qiell :sikur te paraqiteshe atje sot,do te te dukej po aq e lehte te llogarisje yjet ose reren e detit sa te numeroje morine e atyre qe jane perpara fronit madje edhe tani.Ato kane ardhur prej Lindjes,dhe prej Perendimit,prej Veriut dhe prej Jugut dhe jane te ulur ne nje tryeze me Abrahamin,me Isakun dhe me Jakobin ne Mbreterine e Zotit ;dhe perveç atyre ne Qiell,mendo per te shpetuarit mbi toke.Bekuar qofte Zoti,te zgjedhurit e Tij mbi toke numerohen me miliona,besoj,dhe ditet po vijne,dite me te shkelqyeshme se keto ;kur do te kete mori mbi mori qe do njohin Shpetimtarin dhe do gezohen ne Te.Dashuria e Atit nuk eshte vetem per pak njerez,por per nje shoqeri teper te madhe. « Nje turme e madhe qe askush nuk mund ta numeronte, » do te gjendet ne Qiell.Njeriu mund te llogarise vlera shume te larta ;vini ne pune makinat tuaja llogaritese,ato nga me te fuqishmet dhe ato mund te llogarisin numra te medhenj,por Zoti dhe Zoti vetem mund te llogarise turmen e te shlyerve te Tij.Besoj se do te kete me shume ne Qiell se sa ne ferr.Nese dikush me pyet pse mendoj keshtu,pergjigjem,sepse Krishti,ne gjithçka,duhet te kete « epersine, » dhe nuk mund ta perfytyroj dot se si Ai mund te kete epersine nese do kete me shume njerez ne zoterimet e Satanit se sa ne Parajse.Per me teper,nuk kam lexuar kurre se do kete ne ferr nje turme te madhe,qe askush nuk mund te numeroje dot.Gezohem teksa di se shpirtrat e te gjithe femijeve,sapo vdesin,gjenden menjehere ne Parajse.Mendo se çfare turme qe ka prej tyre !Me pas jane tashme ne Qiell miriadat e panumerta te frymeve te njerezve te drejte te bere te perkryer—te shlyerit e te gjithe kombeve,fiseve,popujve dhe gjuheve deri tani ;dhe po vijne kohe me te mira kur feja e Krishtit do te jete universale ;kur—

« Ai do te mbreteroje prej polit ne pol,
me pushtet te pakufizuar; »

kur te gjithe mbreterite do te perkulen perpara Tij dhe kombet do te lindin ne nje dite dhe ne nje mije vjetet e mijevjeçarit te madh do te kete te shpetuar mjaftueshem per te ndrequr te gjitha mangesite e mijerave viteve qe kane kaluar me perpara.Krishti do jete Sunduesi kudo,dhe lavderimi i Tij do kumboje ne çdo toke.Krishti do te kete epersine ne fund ;Shpura e tij do jete shume me e madhe se sa ajo qe do shoqeroje qerren e monarkut ogurzi te ferrit.

Disa njerez e duan doktrinen e shlyerjes universale sepse ato thojne, “Eshte kaq e bukur.Eshte nje ide e bukur qe Krishti te kete vdekur per te gjithe njerezit;rekomandohet vete,”ato thojne, “per instinktet e njerezimit;ka diçka ne te plot me gezim dhe bukuri.”E pranoj se po por bukuria shpesh mund te shoqerohet me genjeshtren.Ka shume qe mund te admiroj ne teorine e shlyerjes universale por vetem do te tregoj se çfare perfshin nevojshmerisht hamendesia.Nese Krishti ne kryq synoi te shpetonte çdo njeri,atehere Ai pati per qellim te shpetoje ato qe ishin te humbur perpara se Ai vdiq.Nese doktrina eshte e vertete,se Ai vdiq per te gjithe njerezit,atehere Ai vdiq per disa qe ishin ne ferr perpara se te vinte ne kete bote,sepse padyshim qe kishte dhe atehere miriada qe qene flakur jashte per shkak te mekateve te tyre.Perseri,nese ishte qellimi i Krishtit te shpetonte te gjithe njerezit,sa mjerueshem qe Ai eshte zhgenjyer sepse ne kemi vete deshmine e Tij se ka nje zjarr qe digjet me zjarr dhe squfur dhe ne ate grope te kobshme jane hedhur disa prej vete atyre njerezve te cilet,sipas teorise se shlyerjes universale u blene me gjakun eTij.Ky me duket nje perftim nje mije here me i neveritshem se secila prej atyre rrjedhimeve qe thuhen qe shoqerojne doktrinen e Krishtere dhe Kalviniste te shlyerjes se veçante dhe te posaçme.Te mendosh se Shpetimtari im vdiq per njerezit qe ishin ose qe jane ne ferr,me duket nje hamendesi teper e tmerrshme per mua.Te marresh me mend per nje çast se Ai ishte Zevendesuesi per te gjithe bijte e njerezve,dhe se Zoti duke pasur se pari denuar Zevendesuesin,me pas denoi vete mekataret,duket se bie ne kundershtim me te gjithe idete e mia te drejtesise Hyjnore.Se Krishti duhet te ofronte nje flijim te plote per mekatet e te gjithe njerezve dhe se me pas disa prej vete ketyre njerezve te mund te denohen per mekatet qe Krishti pati tashme shlyer,me duket se eshte ashtu si krimet me mizore qe mund t’i jene ngarkuar ndonjehere Saturnit,Janusit,perendeshes se gangstereve,ose perendive pagane me djallezore.Larg qofte me ane te hirit te Zotit qe te mund te mendojme keshtu per Te Perjetshmin,te drejtin,te urtin dhe te mirin!
Nuk ka shpirt qe jeton qe shtrengon më me force se une dokrinat e hirit dhe nese ndonje njeri me pyet nese kam turp te quhem Kalvinist,pergjigjem—deshiroj te quhem asgje tjeter perveçse nje I Krishtere;por nese me pyet,a kam pikepamjet doktrinore qe ishin ato te Gjon Kalvinit[7],pergjigjem,po ne pikat kryesore te tyre dhe gezohem ta pohoj kete gje.Por larg qofte prej meje madje edhe te marr me mend se Sioni permban veçse Te Krishtere Kalviniste perbrenda mureve te tij,ose se askush qe nuk mban pikepamjet tona nuk eshte i shpetuar.Shume gjera mizore jane folur ne lidhje me karakterin dhe gjendjen shpirterore te Gjon Ueslit[8],princin modern te Arminianeve.Ne lidhje me te mund te them vetem kete se ndersa i urrej shume prej doktrinave qe ai predikoi,prapeseprape per vete njeriun kam nje nderim te tille sa qe nuk i afrohet asnje Uesliani;dhe nese do duhej t’i shtoheshin dy apostuj numrit te dymbedhjete,nuk besoj se mund te gjeheshin dy njerez me te pershtatshem per tu shtuar se sa Gjergj Uitfildi[9] dhe Gjon Uesli.Karakteri i Gjon Ueslit dallohet pertej çdo akuze per vete flijim,zell,shenjteri dhe shoqerim me Zotin;ai jetoi shume me lart nivelit te zakonshem te Te Krishtereve te zakonte dhe ishte nje per “te cilet bota nuk ishte e denje per ta.” Besoj se ka shume njerez qe nuk mund te dallojne dot keto te verteta,ose se paku,nuk mund t’i kuptojne ashtu si ne i kuptojme,te cilet prapeseprape kane marre Krishtin si Shpetimtarin e tyre dhe jane po aq te shtrenjte per zemren e Zotit te hirit sa Kalvinisti me i drejte në ose jashte Qiellit.
Nuk mendoj se dalloj prej secilit prej vellezerve te mi Tej-Kalviniste ne ate çfare ato besojne por dallohem prej tyre ne ate çfare ato nuk besojne.Nuk mbaj me pak se ç’mbajne ato por mbaj pak me shume dhe besoj,pak me shume prej se vertetes te zbuluar ne Shkrimet.Atje jo vetem ka ca doktrina themelore,me ane te ciles ne mund te drejtojme anijen tone per ne Veri,Jug,Lindje,ose Perendim,por teksa studjojme Fjalen,ne do fillojme te mesojme diçka ne lidhje me veri-perendimin dhe jug-veriun dhe gjithçka tjeter qe shtrihet midis kater pikave themelore.Sistemi i te vertetes i zbuluar ne Shkrime nuk eshte thjesht vetem nje vize e drejte por dy;dhe askush nuk do kete nje pikepamje te qarte te ungjillit derisa te njohe se si te shikoje ne te njejten kohe te dyja drejtezat.Per shembull,lexoj ne nje Liber te Bibles, “Fryma dhe nusja thone: “Eja.” Dhe kush degjon,le te thote: “Eja.”Kush ka etje,le te vije;kush deshiron,le ta marre falas ujin e jetes.”Sidoqofte ne nje tjeter pjese te se njejtes Fjale te frymezuar mesohem se « nuk varet nga ai qe deshiron,as nga ai qe vrapon,por prej Perendise qe meshiron. »Shikoj ne nje ane,Zotin ne provani duke sunduar mbi gjithçka dhe prapeseprape dhe nuk mund te mos ta dalloj dot se njeriu vepron ashtu siç i pelqen dhe se Zoti i ka lene veprimet e tij,ne nje mase te madhe,vete vullnetit te tij te lire.Tani nese shpall se njeriu eshte kaq i lire sa te veproje sikur Zoti te mos kishte fare kontroll mbi veprimet e tij,do i afrohesha shume ateizmit;dhe nese,ne anen tjeter,te shpallja se Zoti kaq i qeveris te gjitha gjerat sa njeriu nuk eshte i lire mjaftueshem per te qene i pergjegjshem,do i afrohesha menjehere Antinomianizmit ose fatalizmit.Se Zoti paracakton dhe se prapeseprape njeriu eshte i pergjegjshem,jane dy fakte qe pak mund t’i shikojne qarte.Ato besojne se jane fakte te papajtueshem dhe kundershtues me njeri tjetrin.Nese,atehere,shikoj se mesohet ne nje pjese te Bibles se çdo gje eshte e paracaktuar,kjo eshte e vertete;dhe nese ne nje tjeter Shkrim,gjej se njeriu eshte i pergjegjshem per te gjitha veprimet e tij,kjo eshte e vertete;dhe eshte veçse çmenduria ime ajo qe me shpie te perfytyroj se keto dy te verteta mund te kundershtojne njerat tjetren ndonjehere.Nuk besoj se ato mund te ngjiten ne nje kudher tokesore por me siguri qe do jene nje ne perjetesi.Ato jane dy drejteza qe jane kaq afer paralele sa mendja njerezore qe i ndjek ato shume larg nuk do te zbuloje kurre se ato puqen,por ato me te vertete qe puqen dhe to ndeshen diku ne perjetesi,afer fronit te Zotit,nga buron çdo e vertete.
Thuhet shpesh se doktrinat qe ne besojme kane nje prirje per te na shpjere ne mekat.E kam degjuar te pohuar me shume siguri se keto doktrina fisnike qe ne duam,dhe qe gjejme ne Shkrimet jane doktrina te shfrenuara.Nuk e di se kush do te kete paturpesine te beje kete pohim,kur te marrin ne konsiderate se me te shenjtet e njerezve kane qene besimtare te atyre.Pyes njeriun qe guxon te thote se Kalvinizmi eshte nje fe e shfrenuar,se çfare mendon per karakterin e Augustinit ose Kalvinit ose Uitfildit te cilet ne kohera te njepasnjeshme ishin shpjeguesit e medhenj te sistemit te hirit;ose çfare do thonit per Puritanet,veprat e te cileve jane plot me to?Te kishte qene nje njeri Arminian ne ato dite,ai do quhej si heretiku me i poshter qe ka marre ndonjehere fryme por tani jemi ne qe shikohemi si heretike dhe ato si ortodokse.Ne jemi kthyer te shkolla e vjeter;ne mund te gjurmojme pasardhjen tone prej apostujve.Eshte ai rremb i hirit falas,i predikimit te Baptisteve qe na ka shpetuar si emërtim.Sikur te mos ishte prej kesaj nuk do ishim ku jemi sot.Ne mund te heqim nje vije te arte deri te Vete Jezu Krishti permes nje vazhdueshmerie te shenjte eterish te fuqishem qe te gjithe mbajten keto te verteta te lavdishme dhe mund te pyesim ne lidhje me to, “Ku do gjeni njerez me te mire dhe me te shenjte ne bote?”Asnje doktrine nuk eshte aq e llogaritur te ruaje nje njeri prej se mekatuari sa doktrina e hirit te Zotit.Ato qe e kane quajtur ate “nje dokrine te shfrenuar” nuk dinin asgje ne lidhje me ate.Te shkretet e paditur,ato pak dinin se vete plaçkurinat e tyre te poshtra ishin doktrinat me te pashfrenuara nen Qiell.Sikur ta njihnin hirin e Zotit ne te vertete,shpejt do kuptonin se nuk ka aq ruajtes prej genjeshtres sa njohuria se ne jemi te zgjedhurit e Zotit qe prej themelimit te botes.Nuk ka asgje si besimi ne kembnguljen time te perjetshme dhe ne pandryshueshmerine e dashamiresise se Atit tim,qe mund te me mbaje afer Tij te motivuar me mirenjohje te thjeshte.Asgje nuk e ben nje njeri kaq virtyoz sa besimi i se vertetes.Nje doktrine genjeshtare shpejt do pjelle nje praktike genjeshtare.Nje njeri nuk mund te kete nje besim te gabuar pa patur shpejt nje jete te gabuar.Besoj se gjeja e pare pjell tjetren.Prej te gjithe njerezve ato kane pershpirtshmerine me pa interes,adhurimin me sublim,perkushtimin me te zjarrte,qe besojne se jane shpetuar prej hirit,pa vepra,permes besimit, dhe jo prej vetes,eshte dhurimi i Zotit.Te Krishteret duhet te tregojne kujdes,dhe te perkujdesen qe te jete perhera keshtu,prej frikes se Krishti me ndonje menyre te kryqezohet perseri dhe te turperohet haptazi.

Lasă un răspuns

Completează mai jos detaliile despre tine sau dă clic pe un icon pentru autentificare:

Logo WordPress.com

Comentezi folosind contul tău WordPress.com. Dezautentificare / Schimbă )

Poză Twitter

Comentezi folosind contul tău Twitter. Dezautentificare / Schimbă )

Fotografie Facebook

Comentezi folosind contul tău Facebook. Dezautentificare / Schimbă )

Fotografie Google+

Comentezi folosind contul tău Google+. Dezautentificare / Schimbă )

Conectare la %s

%d blogeri au apreciat asta: